Takimi me Peter Beyer, Berisha: Integrimi prioritet, por drejtësia në bllokim

Sali Berisha zhvilloi një takim me Peter Beyer, raporterin për Shqipërinë në Bundestag, ku diskutuan mbi procesin e integrimit europian dhe situatën politike në vend.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se i ka shprehur zyrtarit të CDU-së angazhimin e opozitës për integrimin në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se gjatë takimit ka paraqitur shqetësimet lidhur me funksionimin e sistemit të drejtësisë, të cilin e cilësoi të bllokuar, si dhe për ndikimin e karteleve të drogës.

“Ne qëndrojmë të vendosur në projektin e integrimit të Shqipërisë në Europë, si projekti më i mirë për të ardhmen e vendit”, deklaroi Berisha, duke falënderuar Beyer për interesin dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033