Leli sërish në SPAK pas 4 vitesh, qëndron një orë në Prokurorinë e Posaçme

Dritan Leli është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku ka qëndruar për rreth një orë.

Pas daljes nga SPAK, ish-kryebashkiaku i Vlorës u shpreh se nuk ka “asgjë për t’u shqetësuar”.

Kjo është paraqitja e dytë e tij në këtë institucion brenda një periudhe rreth katërvjeçare.

Në të kaluarën, emri i tij u lidh me debatet mes Bashkisë së Vlorës dhe Këshillit Bashkiak për çështjen e borxheve të ujësjellësit, ku këshilli kishte kërkuar shndërrimin e ndërmarrjes në shoqëri aksionere.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033