Dy persona janë dënuar me nga 20 vite burg nga Gjykata e Fierit për një tentativë vrasjeje të ndodhur në vitin 2019 në Patos.
Të dënuarit, V.D alias L dhe A.G., u shpallën fajtorë për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë dhe për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve”.
Sipas Prokurorisë, motivi i ngjarjes ishte hakmarrja për vrasjen e vëllait të V.D alias L. Më 30 dhjetor 2019, në zonën “Dukas-Breg”, A.G. ka qëlluar tre herë me armë zjarri në drejtim të shtetasit A.H., duke e plagosur në krah.
Hetimet vërtetuan bashkëpunimin mes të dyve në organizimin dhe realizimin e atentatit.
Prokuroria deklaroi se vendimi përbën një hap të rëndësishëm në luftën kundër krimeve kundër jetës dhe garantimin e sigurisë publike.