Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha do të zhvillojë më 10 dhe 11 mars vizitën e tij të parë zyrtare në Bruksel pas marrjes së detyrës.
Gjatë vizitës, ai do të takohet me Kaja Kallas, Përfaqësuese e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, si dhe me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos.
Në fokus do të jenë marrëdhëniet Shqipëri–BE dhe përparimi në procesin e negociatave, me objektivin për mbylljen e tyre deri në vitin 2027.
Hoxha do të marrë pjesë si folës në panelin “Fuqizimi i BE përmes Zgjerimit”, në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve të organizuar nga EEAS, ku do të diskutohet mbi ndikimin e zgjerimit në sigurinë dhe stabilitetin e Bashkimit Evropian.
Në programin e vizitës përfshihet edhe pjesëmarrja në një ceremoni për nderimin e mësuesve të gjuhës shqipe në Belgjikë dhe Luksemburg.