Trump: Lufta me Iranin mund të përfundojë këtë javë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se lufta me Iranin mund të përfundojë shumë shpejt, duke theksuar se operacionet ushtarake të SHBA-së kanë arritur rezultate të mëdha dhe janë përpara afatit fillestar të planifikuar.

Gjatë një konference për shtyp në Florida, Trump tha se ndërhyrja ushtarake ishte e nevojshme për të ndalur kërcënimet iraniane në rajon. Sipas tij, nëse SHBA-të nuk do të kishin ndërmarrë sulme ajrore, Irani mund të kishte “pushtuar Lindjen e Mesme”.

“Që nga goditja e tyre e fundit, ata kishin mijëra e mijëra raketa. Shumica janë shkatërruar tani. Ata do të pushtonin Lindjen e Mesme,” deklaroi ai.

Presidenti amerikan shtoi se objektivat ushtarake po arrihen më shpejt nga sa ishte planifikuar dhe se konflikti mund të mbyllet së shpejti. “Nëse fillon përsëri, ata do të goditen edhe më rëndë,” u shpreh Trump.

I pyetur nëse lufta mund të përfundojë brenda javës, ai u përgjigj: “Mendoj se po.”

Trump tha gjithashtu se SHBA-të kanë identifikuar objektet ku prodhohen dronët iranianë dhe se ato po goditen sistematikisht. Sipas tij, mbi 5 mijë objektiva janë shënjestruar deri tani dhe ushtria amerikane ka kapacitet për të goditur objektivat e mbetura “brenda një dite”.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033