Bashkia e Kuçovës nis përgatitjet për festën e Ditës së Verës !

Bashkia e Kuçovës ka nisur përgatitjet për festën pagane të Ditës së Verës, e cila tashmë është kthyer në një traditë për qytetin. Kjo ditë pritet të jetë e mbushur me aktivitete të shumta që do të sjellin emocione, ngjyra dhe atmosferë festive për qytetarët.

Nën tingujt e muzikës, panaireve dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore, festa do të krijojë një atmosferë të veçantë mes luleve dhe mikpritjes, duke bashkuar familje dhe të rinj në një ditë plot gjallëri.

Specialistja pranë Drejtorisë së Kulturës në Bashkinë e Kuçovës, Luljeta Mimini, u bën thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e aktiviteteve që do të zhvillohen në parkun e gjelbëruar në hyrje të qytetit të naftëtarëve.

Ajo fton të gjithë banorët dhe vizitorët të bashkohen në këtë festë tradicionale që sjell gëzim dhe energji pozitive për komunitetin.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033