Dy shtetase nga Rumania janë arrestuar në Fier, pasi ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira.
Në pranga kanë rënë Ionela Duroi dhe Gabriela Burtea, të cilat kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 250 euro dhe 5 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, një automjet si dhe pesë telefona celularë.
Lidhur me rastin është proceduar penalisht një shtetas banues në Divjakë dhe një shtetas banues në Fier, të dyshuar si përfitues nga kjo veprimtari.
Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.