Sulm me armë në një lokal në Sauk të Vjetër, plagoset një 39-vjeçar turk

Një shtetas turk është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në një lokal në zonën e Saukut të Vjetër, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, 39-vjeçari kishte sapo çelur iftar në lokalin “Alaturka”, kur pranë tavolinës së tij është afruar një person i armatosur. Autori e ka qëlluar me një plumb në shpatull dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri, Halil Ukcar, 39 vjeç, është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Burime nga policia bëjnë me dije se veprimet e autorit janë kapur nga kamerat e sigurisë dhe po punohet për identifikimin e tij.

“Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H.U., 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk. 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033