Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të rrëzojë ankesën e Belinda Ballukut lidhur me masën e pezullimit nga detyra, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm.
Shqyrtimi i kësaj kërkese u zhvillua pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, edhe pse ndërkohë Balluku është shkarkuar nga funksioni i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Deputetja nuk kishte paraqitur ankim për masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit, e cila mbetet në fuqi.