Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, PS paraqet sot raportin e Këshillit të Mandateve

Partia Socialiste pritet të paraqesë sot në mbledhjen e grupit parlamentar raportin e hartuar nga Këshilli i Mandateve, lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetes Belinda Balluku.

Mbledhja e grupit është parashikuar të nisë në orën 10:00. Kërkesa e SPAK është depozituar më 16 dhjetor dhe ka në fokus autorizimin nga Kuvendi për vijimin e procedurave ndaj Ballukut.

Në këtë takim pritet të mbajë fjalën edhe kryeministri Edi Rama.

Çështja do të kalojë më pas për votim në seancën plenare të 12 marsit, ku parashikohet të shqyrtohen dy raportet e përgatitura për këtë rast. Po në të njëjtën ditë, Partia Demokratike ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033