Një 11-vjeçar nga Fieri është zhdukur dhe familjarët e tij janë në ankth, pasi prej ditës së djeshme kanë humbur çdo kontakt me të.
Bëhet fjalë për Flavio Yzeiraj, i cili është parë për herë të fundit pranë Poliklinikës së Fierit. Që nga ai moment nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij dhe familja po përjeton orë të vështira në kërkim të çdo informacioni që mund të çojë në gjetjen e të miturit.
Sipas familjarëve, menjëherë pasi konstatuan mungesën e djalit, ata kanë bërë denoncimin në polici dhe kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve për ta gjetur sa më shpejt. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka ende informacione të reja për vendndodhjen e 11-vjeçarit.
Familja u bën thirrje të gjithë qytetarëve që nëse e kanë parë Flavio Yzeirajn apo kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, të kontaktojnë menjëherë në numrin e telefonit: +355 69 354 6048.
Të afërmit e të miturit theksojnë se çdo informacion, sado i vogël të duket, mund të jetë i rëndësishëm për ta gjetur sa më shpejt 11-vjeçarin dhe për ta kthyer të sigurt pranë familjes së tij.