Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë konfirmon dërgimin e emailit për anulimin e tenderit të Portit të Durrësit

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Grant Van Cleve, ka konfirmuar se i ka dërguar një email Kryeministrit Edi Rama, ministrit të ri të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, drejtorit të Portit të Durrësit dhe Ministrit të Mbrojtjes, lidhur me tenderin për Portin e Durrësit.

Në reagimin e tij, Van Cleve ka bërë të ditur se mesazhi është dërguar në mënyrë private dhe jo në emër të Dhomës Amerikane të Tregtisë.

“Mund të konfirmoj se e kam dërguar vërtet atë email, privatisht tek ata zyrtarë qeveritarë. Nuk është dërguar në emër të AmCham dhe nuk ka qenë i destinuar për publikim në media. Gjithsesi, tani që e keni emailin, mendoj se nuk kam nevojë të bëj komente të mëtejshme. Përmbajtja e tij është vetë-shpjeguese”, është shprehur ai.

Emaili, sipas konfirmimit të tij, ka pasur si objekt kërkesën për anulimin e tenderit për Portin e Durrësit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033