Berisha për Ballukun: U paraqit si heroinë duke sfiduar qytetarët, kaloi stafetën te Karakaçi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, duke u ndalur te kalimi i detyrës në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë nga Belinda Balluku te ministri i ri, Enea Karakaçi.

Duke iu referuar ceremonisë së dorëzimit të detyrës, Berisha u shpreh kritik ndaj ish-zëvendëskryeministres, për të cilën tha se u paraqit para stafit të ministrisë “me duartrokitje dhe mallëngjime sikur të ishte heroinë dhe jo një delinkuente e zezë, hajdutja më e madhe që kombi ka pasur në tërë historinë e vet”.

Sipas tij, qëndrimi i Ballukut përbën sfidë ndaj qytetarëve shqiptarë dhe, siç u shpreh ai, po kthehet në shkak për rrënimin e së ardhmes së vendit. Berisha deklaroi se ish-ministrja, me një tekst të përgatitur sipas tij nga Kryeministri Edi Rama, është zotuar se nuk ka kryer asnjë vepër të paligjshme, por ka realizuar suksese dhe nuk ka bërë korrupsion.

Kreu i opozitës i cilësoi këto zhvillime si dramatike dhe bëri thirrje për bashkim të qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, për largimin sa më të shpejtë të Kryeministrit Edi Rama, të cilin e konsideroi rrezik për të ardhmen e vendit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033