Denoncim nga banorët: “Ky është uji që na furnizon ujësjellësi, si mund të mbahen tre lagje me këtë?”

“Ky është uji që na ka sjellë ujësjellësi, nga administratori Sokol Hodua. Me këtë sasi uji si mund të furnizohen tre lagje?” – shprehet qytetarja Andra, e cila ka dërguar edhe pamjet për të denoncuar situatën.

Sipas saj, kjo është sasia e ujit që ka ardhur vetëm pak minuta më parë në rrjetin e furnizimit, duke ngritur shqetësime për mungesën e presionit dhe vështirësitë që përballin banorët për të siguruar ujë të mjaftueshëm për përdorim të përditshëm.

Banorët e zonës thonë se problemi me furnizimin me ujë është i përsëritur dhe kërkojnë një zgjidhje nga institucionet përgjegjëse, pasi sipas tyre është e pamundur që disa lagje të furnizohen normalisht me një sasi kaq të kufizuar uji.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033