Mediat izraelite kanë raportuar se Mojtaba Khamenei, djali i dytë i udhëheqësit suprem të ndjerë të Iranit, Ali Khamenei, është plagosur, por ka arritur t’i mbijetojë një atentati të dyshuar nga SHBA dhe Izraeli.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në platformën “X” dhe një artikulli nga media izraelite Ynet.
“Zhvillimi erdhi ndërsa pasiguria vazhdoi mbi procesin e trashëgimisë pas vdekjes së Ajatollah Ali Khameneit në sulmin hapës të operacionit ‘Roaring Lion’”, raporton media.
Mojtaba Khamenei, djali i dytë i udhëheqësit suprem të ndjerë Ali Khamenei, konsiderohet si favorit për t’u zgjedhur lideri i ri nga Asambleja e Ekspertëve.
Më 3 mars, pas vrasjes së Khameneit, Asambleja e Ekspertëve e Iranit zgjodhi djalin e tij, Mojtaba, si Udhëheqësin e ri Suprem, pas rekomandimit të Gardës Revolucionare. Vendimi u mor nga 88 anëtarët e saj pasi selia e Asamblesë së Iranit u godit nga një sulm ajror izraelito-amerikan.