Zbardhen detaje nga operacioni në Vlorë, hetimet lidhen me komunikimet në Sky ECC

Të tjera zhvillime kanë dalë në dritë lidhur me operacionin që po zhvillohet këtë të shtunë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku forcat speciale dhe strukturat e posaçme po kryejnë veprime për ekzekutimin e disa masave sigurie.

Sipas burimeve paraprake, hetimet janë mbështetur edhe në zbërthimin e komunikimeve në platformën Sky ECC, nga ku dyshohet se janë evidentuar episode të rënda kriminale, përfshirë një vrasje dhe veprimtari të lidhura me trafikun e drogës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se ka persona të ndaluar edhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Prokuroria e Posaçme ka firmosur shtatë urdhër-arreste në kuadër të këtij procedimi. Mes emrave për të cilët është lëshuar masë sigurie është edhe Flodian Plaku, i arrestuar më herët për vrasjen e Gentjan Bejtajt. Gjatë operacionit, forcat RENEA janë vënë në kërkim të Ervis Matodoshajt.

Burime nga Policia e Vlorës konfirmojnë se personat e dyshuar kanë qenë nën vëzhgim prej një periudhe të gjatë, ndërsa ndërhyrja e sotme synon finalizimin e veprimeve për kapjen e tyre. Autoritetet pritet të japin informacion zyrtar mbi rezultatet e operacionit në vijim.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033