Prokuroria e Posaçme ka firmosur shtatë urdhër-arreste në kuadër të një hetimi që lidhet me ngjarje të rënda kriminale. Mes personave për të cilët është lëshuar masë sigurie është edhe Flodian Plaku, i arrestuar më herët për vrasjen e Gentjan Bejtajt në Larushk të Fushë Krujës.
Në vijim të operacionit, forcat RENEA janë angazhuar në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku po kryhen kërkime për kapjen e Ervis Matodoshajt. Zona është rrethuar me një perimetër të gjerë sigurie.
Burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se personat e dyshuar kanë qenë prej kohësh nën vëzhgim, ndërsa ndërhyrja është realizuar gjatë ditës së sotme. Aksioni është drejtuar nga SPAK dhe forcat speciale RENEA, me mbështetjen e Policisë së Vlorës dhe praninë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Më herët, gjatë operacionit për arrestimin e Florjan Plakut në Orikum, është sekuestruar edhe telefoni i Pole Qorrit, ndërsa hetimet kanë vijuar në mënyrë të pandërprerë nga struktura e posaçme.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje mbi rezultatet e operacionit dhe personat e përfshirë.