IDF: Mbi 80 avionë luftarakë në sulmet ndaj objektivave ushtarake në Iran

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se gjatë orëve të para të së shtunës kanë ndërmarrë një valë të gjerë sulmesh ajrore ndaj objektivave në Iran, duke angazhuar më shumë se 80 avionë luftarakë.

Sipas deklaratës zyrtare, në shënjestër kanë qenë struktura dhe infrastrukturë ushtarake, përfshirë universitetin ushtarak “Imam Hossein”, i cili përdoret për trajnimin e oficerëve të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). IDF theksoi se në këtë objekt ndodheshin asete të shumta ushtarake.

Mes objektivave të goditura përmenden gjithashtu një kompleks i IRGC-së, ambiente nëntokësore për magazinimin e raketave balistike, bunkerë ushtarakë dhe qendra komanduese ku, sipas njoftimit, operonin zyrtarë të lartë iranianë.

Sulmet kanë përfshirë edhe zona lëshimi raketash në Iranin perëndimor dhe qendror. Pamje të publikuara nga Teherani tregojnë re tymi të zi dhe shpërthime në orët para agimit, si dhe flakë të dukshme në zonën e aeroportit Mehrabad.

Zhvillimet vijnë në një klimë të tensionuar në rajon, ndërsa situata mbetet në evolucion.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033