Edi Rama o hajdut, o hajdut, o hajdut, o hajdut. Policia tregon dhëmbët edhe me Adriatik Lapajn, dhunë para Kryeministrisë

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka vendosur sërish një çadër përpara godinës së Kryeministrisë, duke rikthyer protestën e tij në të njëjtin vend ku disa ditë më parë ndërhyri policia.

Gjatë mbrëmjes janë shënuar përplasje mes mbështetësve të Lapajt dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, ndërsa lideri i lëvizjes paralajmëroi se do të vendosen edhe çadra të tjera në vijim.

Në ditët e para të kësaj proteste, policia sekuestroi çadrat që ishin ngritur përpara Kryeministrisë, duke mos lejuar qëndrimin e tyre në ambientet pranë godinës.

Duke folur para mbështetësve, Lapaj deklaroi se Prokuroria ka vendosur mosfillimin e procedimit penal lidhur me vendosjen e çadrave. Sipas tij, ky vendim i jep të drejtë lëvizjes që ai drejton të vijojë protestën dhe të rikthejë çadrat në të njëjtin vend.

Situata mbeti e tensionuar për disa momente, ndërsa protestuesit qëndruan përpara Kryeministrisë në vijim të aksionit të paralajmëruar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033