Gjatë një konference për shtyp të mbajtur një ditë më parë, ajo u bëri thirrje gazetarëve të tregojnë kujdes në publikimin e informacioneve, duke paralajmëruar se lajmet e paverifikuara mund të rrezikojnë jetën e pacientëve.
Në fjalën e saj, ministrja lexoi fjalë për fjalë deklaratën nga materiali i përgatitur paraprakisht dhe theksoi nevojën për përgjegjësi në raportimin mediatik.
Megjithatë, mbetet e paqartë se cilit informacion konkret iu referua ajo në deklaratën e saj, pjesës se ka deklaruar se pasuria e saj disa-milionëshe është e ulët apo sepse mediat raportuan se Drejtoresha e QSUT Anxhela Paparizo u hoq sikur s’kishte dijeni se në QSUT mjekët u marrin lekë pacientëve për operacione.
Në një realitet ku një pjesë e kufizuar e mediave arrin të raportojë për problematikat reale të sistemit shëndetësor, janë pikërisht disa gazetarë që kanë denoncuar publikisht çështje të ndjeshme, nga skandalet e njëpasnjëshme në shërbimin e Onkologjikut deri te debatet për koncesionet në sektorin e shëndetësisë, të cilat kritikët i kanë cilësuar si abuzive.
Për këto koncesione, gjatë së njëjtës konferencë për shtyp, ministrja Sala deklaroi se ato do të vazhdojnë edhe më tej, dhe mbase shqetësimi i vetëm ka qenë tek denoncimi i mefiave investigative se si pronari i saj oligark nën hetim nga SPAK përfiton fonde publike nga drejtorët e saj.