Gjen çantën me 17 mijë dollarë dhe dokumente, qytetari në Sarandë e dorëzon në polici

Një rast i ndershmërisë qytetare është regjistruar në Sarandë, ku një qytetar ka dorëzuar në polici një çantë të humbur, brenda së cilës ndodheshin 17 mijë dollarë dhe dokumente personale.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi me iniciale R. Sh. e ka gjetur çantën ditën e djeshme dhe është paraqitur menjëherë në Komisariatin e Policisë Sarandë për ta dorëzuar.

Brenda saj ndodheshin dokumentet personale të shtetases ukrainase L. K., si dhe një shumë monetare prej 17 000 dollarësh. Falë veprimit të menjëhershëm të qytetarit dhe reagimit të strukturave të Policisë Sarandë, u bë i mundur identifikimi dhe kontaktimi i pronares.

Dokumentet dhe shuma e parave iu dorëzuan sot shtetases L. K., duke përmbyllur me sukses procedurën e verifikimit dhe kthimit të pasurisë së humbur.

Policia e Shtetit e ka vlerësuar këtë veprim si një shembull të qartë të integritetit dhe përgjegjshmërisë qytetare, si dhe të bashkëpunimit të besueshëm mes qytetarëve dhe institucioneve ligjzbatuese në shërbim të sigurisë dhe besimit në komunitet.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033