Rama publikon pamje nga mbledhja e parë e qeverisë me ministrat e rinj

Këshilli i Ministrave zhvilloi sot mbledhjen e parë në përbërjen e re, pas betimit të ministrave të emëruar së fundmi.

Në tryezën e qeverisë ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e kabinetit, përfshirë edhe ministrat e rinj që morën detyrën pas ndryshimeve të fundit. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga mbledhja, ku shfaqet krah zëvendëskryeministres Albana Koçiu.

Në takim morën pjesë edhe Ferit Hoxha, Ermal Nufi dhe Enea Karakaçi, të cilët i janë bashkuar kabinetit si pjesë e riformatimit të qeverisë. Mbledhja shënoi nisjen zyrtare të punës për ekipin e ri qeveritar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033