Vetëplagosja e 18-vjeçares në Sauk, kapet i dashuri i saj, në pranga edhe babai i tij

Policia e Tiranës ka kapur dy shtetas të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 14 shkurt 2026 në zonën e Saukut, ku një 18-vjeçare u vetëplagos me armë zjarri në një hotel.

Në pranga u vunë S. Gj. dhe E. Gj., përkatësisht i dashuri i të resë dhe babai i tij, të cilët akuzohen për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim. Ngjarja ka ndodhur në hotelin në pronësi të tyre.

Sipas të dhënave, 18-vjeçarja, Natalia Murtati, u vetëplagos në një nga dhomat e hotelit, ndërkohë që Erisjaldo Gjuta dhe familjarë të tij ndodheshin në katin e parë të biznesit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës bënë të mundur kapjen e dy shtetasve, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin u vendos që ata të hetohen në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033