Dash Sula duhet të godasë krimin ushqimor tek “Big-Market” i deputetit socialist Vullnet Sinaj

Më 20 shkurt 2026, mazhoranca parlamentare nuk e miratoi projekt-ligjin e analizave laboratorike për ndotësit ushqimorë, ndërkohë që përveç produkteve të prodhuara brenda vendit dhe tregjeve, nuk kontrollen as produket e importuara…

Ditën e mërkurë, Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, zhvilloi një takim me drejtuesit dhe inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të cilëve u kërkoi të zbulojnë dhe ndëshkojnë krimin ushqimor në prodhim e tregje.

Ai kërkoi zero tolerancë pas marrjes së denoncimeve dhe gjatë kontrolleve, ndaj gjithë bizneseve që cenojnë sigurinë ushqimore; detyrim ligjor, që Drejtuesja e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Blerina Gjylameti, garantoi se do zbatohet.Kjo vëmendje e veçantë, është nisje shpresëdhënëse nga Dashnor Sula; ndërsa Blerina Gjylameti, pas emërimit bëri kontrolle e ndëshkime të krimit ushqimor, ndryshe nga 11 drejtuesit para saj.

Nëse Kryeinpektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula dhe Drejtuesja e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, kanë vendosur ta godasin krimin ushqimor, duhet ta fillojnë nga importuesit dhe tregjet, të cilët nuk preken sepse kanë lidhje me kupolën e pushtetit.Një bazë e paprekshme e krimit ushqimor, është rrjeti “Big Market” në pronësi të deputetit socialist Vullnet Sinaj; dominues me markete në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë e çdo qytet.

Për “Big Market” vazhdojnë të bëhen shumë denoncime konkrete, për produkte ushqimore të mykura, pa cilësi, të rrezikshme, të skaduara me data të korigjuara, me etiketa prodhimi dhe origjine false e pa të dhëna.Nisur prej faktit, që kur Dashnor Sula ishte deputet, denonconte vazhdimisht krimin ushqimor; po i bëjmë një pyetje:

– A do kontrollohen realisht marketet dhe magazinat e “Big Market”, për të ndaluar dhe goditur krimin ushqimor që organizon pronari deputet i PS, Vullnet Sinaj dhe e zbatojnë vartësit e tij?

Në magazinat dhe marketet e “Big Market” ka punonjës të veçantë, që falsifikojnë datat e skadencave të produkteve dhe i lënë në rafte që t’i blejnë konsumatorët.

Ndërsa produkteve të skaduara, që nuk mund t’u korigjohen datat disa herë, kryesisht produkte për fëmijë, nënproduke mishi, pula, qumësht, bulmetra, konservime e ëmbëlsira; pronari i “Big Market”, deputeti Vullnet Sinaj, nuk i asgjëson. Por ua shet me çmim të ulët, firmave që marrin tenderë ushqimesh për kopshtet, çerdhet, spitalet, policinë, ushtrinë e burgjet, ndërsa pronarët e firmave bëjnë pazare me drejtorët dhe i përdorin.

Më 21 dhjetor 2023, “Pamfleti” publikoi shkrimin me titull: “Drejtori i AKU, urdhëron të mos kontrollohen “Big Market”, “Devolli” dhe bizneset e të fortëve; sepse sipas informacionit, i kishte dhënë urdhër kryeministri Edi Rama.

Më 20 shkurt 2026, mazhoranca parlamentare nuk e miratoi projekt-ligjin e analizave laboratorike për ndotësit ushqimorë, ndërkohë që përveç produkteve të prodhuara brenda vendit dhe tregjeve, nuk kontrollen as produket e importit./Pamfleti

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033