“Kisha halle në familje”, Luan Maçi pranon grabitjen e pikës valutore

Luan Maçi është përballur me hetuesit dhe ka pranuar autorësinë e grabitjes së një pike valutore, pasi është vënë përballë provave të siguruara nga autoritetet.

Sipas burimeve hetimore, 42-vjeçari ka bashkëpunuar me Policinë, duke deklaruar se grabitjen e ka kryer vetë dhe se armën e përdorur për të kërcënuar punonjësen e exchange-it e ka hedhur në një pusetë menjëherë pas ngjarjes.

Ai ka shpjeguar se veprimin e ka ndërmarrë për shkak të vështirësive ekonomike me të cilat përballej familja e tij, duke theksuar se kishte borxhe dhe nënën e sëmurë.

Gjatë shtatë orëve në arrati, Maçi dyshohet se ka shpenzuar gjysmën e shumës së grabitur.

Për të shmangur identifikimin, ai kishte ndryshuar pamjen e jashtme, duke hequr mjekrën në mënyrë që të mos përputhej me imazhin e regjistruar nga kamerat e sigurisë së qendrës tregtare.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033