Skandali diplomatik
Nën hetim ambasadorja Aida Sakiqi dhe një shtetas rus
Ambasada e Shqipërisë në Berlin është përfshirë në një hetim penal që lidhet me dyshime për korrupsion, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të rregullave të sigurisë në përfaqësinë diplomatike shqiptare në Gjermani.
Sipas burimeve nga Prokuroria e Tiranës, më 8 gusht 2025 është regjistruar procedimi penal me numër protokolli 6025 ndaj ambasadores shqiptare në Gjermani, Aida Sakiqi, dhe shtetasit rus Walter Borisoviç.
Në kuadër të hetimit, prokurorët kanë sekuestruar serverin që përmban regjistrimet e kamerave të sigurisë në ambasadën shqiptare në Berlin. Aktualisht serveri ndodhet në administrim të oficerit të policisë gjyqësore Ismen Muçmata