Goditi eprorin në ambientet e punës, procedohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë

Një punonjës i Policisë Bashkiake në Tiranë është proceduar penalisht pas një konflikti me eprorin e tij në vendin e punës.

Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3 arrestuan shtetasin E. S., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës eprorin e tij, shtetasin A. Xh., në ambientet e institucionit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033