Stafi ynë ka marrë rrugën drejt Kosovës, për të sjellë një tjetër histori të veçantë për publikun shqiptar. Udhëtimi ynë realizohet nga Pjetër Tosku, shoferi që na shoqëron përgjatë këtij itinerari drejt Prizrenit.
Në fokus të kësaj puntate është i ftuari ynë, Engëm, personazhi që do të ndajë historinë dhe sfidat e tij në këtë episod të ri.
Rrugëtimi kalon përgjatë veriut të Shqipërisë, në panoramën mahnitëse të Rruga e Kombit, rruga që bashkon shqiponjën dykrenare.
Nën malet e larta dhe bardhësinë e borës që mbulon peizazhin, natyra sjell një magji të veçantë që shoqëron stafin tonë gjatë këtij udhëtimi.
Na ndiqni këtë të shtunë në orën 21:00 në TV Apollon, në emisionin “Personazhe në Fokus”.