Operacion në Dibër për kapjen e një të kërkuari, plagosen dy efektivë të “Shqiponjave”

Dy punonjës policie të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë mbetur të plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shpallur në kërkim në Dibër.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni i koduar “Vendimi” u zhvillua në Maqellarë, ku u bë arrestimi i shtetasit Klodian Llomi (Mazari), 35 vjeç, banues në fshatin Kërçisht. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit ka njohur vendimin e Gjykatës së Apelit të Romës, ku është dënuar me 6 vite, 7 muaj e 2 ditë burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Gjatë ndërhyrjes, një prej efektivëve, inspektor G. M., është rrëzuar nga një mur rrethues në përpjekje për kapjen e të kërkuarit, duke pësuar dëmtime trupore. Ai është transportuar me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore të specializuar në spitalin e Traumës.

Burime paraprake bëjnë me dije se edhe një efektiv tjetër ka pësuar dëmtime në këmbë gjatë operacionit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033