Në zonën e Levanit, mbeturinat po digjen në anë të rrugës, duke krijuar një situatë të papranueshme për banorët e zonës. Tym i dendur dhe erë e rëndë përhapen në lagje, ndërsa zjarret në mbetje janë kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për komunitetin.
Banorët shprehen se mungesa e pastrimit dhe menaxhimit të rregullt nga ana e bashkisë ka sjellë këtë gjendje, ku mbetjet grumbullohen pranë banesave dhe më pas u vihet flaka. Sipas tyre, situata rrezikon jo vetëm mjedisin, por edhe shëndetin e familjeve që jetojnë aty pranë.
Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin e zonës dhe marrjen e masave konkrete, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten dhe Levanit t’i rikthehet një mjedis i pastër dhe i sigurt për banorët.