Zgjidhje për varrezat e komunitetit rom në Baltë, Muhametaj: Do zbatohet ligji për shpronësim

Kryetari i niesise adminstrative Dermenas,Kleo Muhametaj, ne nje prononcim ekskluziv per tv Apollon eshte shprehur se problemi i varrezave te konitetit Rom ne Fshatin Baltes do zgjidhet nëprmjet zbatimit te ligjit per shpronesim për interes publik.

I njejti burim zyrtar thekson se problemi konsiderohet i zgjidhur institucionalisht, pavarësisht diskutimeve dhe pretendimeve të ngritura.Ragimi i tij ka ardhur mjehere pas publikimit të ankesave të banorëve të komunitetit rom në fshatin Baltë të Fierit, lidhur me mungesën e hapësirave për vendvarrime në varrezat publike ekzistuese.

Banorët dhe kryetari i fshatit e kanë cilësuar situatën alarmante dhe të papranueshme, duke theksuar se mungesa e një marrëveshjeje mes bashkisë dhe pronarit të tokës pranë varrezave ekzistuese ka bllokuar zgjerimin e tyre,pasi çmimi i ofruar për shpronësimin është konsideruar i ulët dhe i papranueshëm nga pronari, çka ka vonuar zgjidhjen e problemit,por

nga ana tjetër, kryetari i njësisë administrative Dërmenas zoti Muhametaj sqaron se, në bazë të ligjit për shpronësim për interes publik, procedura do të ndiqet deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me pronarin e tokës. Sipas tij, projekti për varrezat e reja është përgatitur tashmë dhe procesi është në rrugën e duhur ligjore.

Vdekja nuk njeh përkatësi, nuk njeh komunitet, nuk njeh status social dhe per kete fakt dinjiteti per te percjellj ne banesën e fundit te atyre qe ndërojne jete nuk negociohet pasi eshte një e drejtë që duhet ta garantojë shteti për çdo qytetar

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033