Makina përplas për vdekje 85-vjeçaren në Vishocicë, drejtuesi nën hetim

Një 85-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur rreth orës 14:15 në fshatin Vishocicë, në Devoll.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi me inicialet A. P., 49 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se duke lëvizur mbrapsht me automjet, ka përplasur këmbësoren A. M., e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndaj drejtuesit të mjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033