Një 32-vjeçar është arrestuar në Kuçovë, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike kokainë në zonë. Operacioni u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.
Sipas njoftimit të Policisë, në pranga u vu shtetasi E. I., 32 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën 34.8 gramë lëndë narkotike kokainë dhe një peshore elektronike. Po ashtu, u sekuestruan automjeti dhe dy telefona celularë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 32-vjeçari ushtronte veprimtarinë e shitjes së drogave të forta në qytetin e Kuçovës.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.