Dy persona mbetën të plagosur një ditë më parë në Tiranë pas një konflikti me mjet prerës, ndërsa autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga Policia.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. M., i cili dyshohet se në rrugën “Besëlidhja” ka goditur me mjet prerës shtetasit E. V. dhe A. P.
Njëri prej të plagosurve, shtetasi E. V., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi A. P., pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar drejt banesës.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.