Një video e publikuar së fundmi tregon momentin e shpërthimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait mbrëmjen e së shtunës, ku pasagjerë dhe punonjës shihen duke vrapuar në panik drejt daljeve emergjente.
Në pamje dëgjohen shpërthime dhe aktivizimi i alarmeve të sigurisë, ndërsa zona përreth përfshihet nga tensioni. Nuk ka ende një bilanc zyrtar mbi dëmet apo personat e lënduar si pasojë e incidentit.
Sulmi dyshohet të jetë pjesë e përshkallëzimit të tensioneve në rajon, pas zhvillimeve të fundit mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë të detajuar mbi rrethanat dhe përgjegjësinë e ngjarjes.