Një 40-vjeçar nga Erseka ka mbetur i lënduar pasi humbi kontrollin e traktorit dhe doli nga rruga në hyrje të fshatit Bekovë, në Kolonjë.
Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30, kur shtetasi me inicialet B. Z., duke drejtuar mjetin bujqësor, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe traktori ka përfunduar jashtë rruge, duke u përmbysur në një parcelë.
Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi ka pësuar dëmtime në pjesën e këmbëve dhe është transportuar me ambulancë në spitalin e Korçës, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.