Përplasi për vdekje 81-vjeçarin në Shkozet–Plepa, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se aksidentoi për vdekje një 81-vjeçar në aksin rrugor Shkozet–Plepa.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, kur i riu, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin e moshuar, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Specialistët e qarkullimit rrugor e kanë arrestuar drejtuesin e mjetit në flagrancë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033