Kaos në Fier: Sherr masiv dhe karton i kuq në fundin dramatik të Apolonia–Pogradeci

Sfida mes Apolonia Fier dhe Pogradecit u shoqërua me tension të lartë deri në fund. Liqenorët arritën fitoren 2-1 falë një goli të shënuar nga Pius në minutat e fundit të takimit.

Në shtesë, nervozizmi i fierakëve u kthye në veprime antisportive. Ersiljdo Asllanaj u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj kundërshtarit. Menjëherë pas këtij episodi, në fushë shpërtheu sherri mes lojtarëve të të dyja skuadrave, duke e mbyllur ndeshjen në kaos.

Për shkak të incidenteve të ndodhura, Apolonia Fier pritet të përballet me masa disiplinore nga organet përkatëse. Vendimi zyrtar pritet në ditët në vijim.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033