Dy persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit, të dy 27 vjeç, të dyshuar për disa vjedhje të ndodhura në dyqane, markete dhe subjekte të tjera tregtare në qytet.
Sipas njoftimit zyrtar, në pranga është vënë shtetasi A. D., 27 vjeç, i dyshuar si autor i vjedhjeve në një piceri, një dyqan dhe një market. Po ashtu, është arrestuar edhe shtetasi P. M., 27 vjeç, i dyshuar për vjedhje në një pastiçeri dhe një market.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia njofton se vijon puna për zbardhjen e rasteve të tjera të ngjashme.