Djegia e dy automjeteve në Pogradec, arrestohet autori dhe shpallet në kërkim porositësi

Policia e Pogradecit ka zbardhur djegiet e qëllimshme të dy automjeteve të ndodhura në qytet, njëra në muajin dhjetor 2025 dhe tjetra më 26 shkurt 2026. Si autor i dyshuar është arrestuar një 38-vjeçar, ndërsa porositësi i dyshuar është shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit të koduar “The last fire”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec identifikuan dhe vunë në pranga shtetasin J. T., 38 vjeç. Po ashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. F., 38 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar si porositësi i zjarrvënieve.

Sipas Policisë, dy shtetasit dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim për djegien e automjeteve në pronësi të shtetasve A. M. dhe E. M., në lagjen nr. 1 të Pogradecit, në periudha të ndryshme kohore.

Në lidhje me ngjarjet është proceduar penalisht edhe një 21-vjeçar, banues në Korçë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033