Rriten pagat e mësuesve me 2.5%, masa prek 36,390 punonjës të sistemit arsimor

Pagat e mësuesve do të indeksohen me 2.5%, ndërsa masa prek 36,390 punonjës të sistemit arsimor në të gjithë vendin. Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi publik.

Sipas tij, për kategoritë me pagë nga 58 mijë deri në 74 mijë lekë në muaj do të aplikohet edhe një shtesë prej 3 mijë lekësh, duke e çuar rritjen e përgjithshme për këto kategori nga 4% deri në 5.17%.

Kryeministri sqaroi se nga kjo masë përfitojnë 30,000 punonjës në arsimin parauniversitar, 1,500 në arsimin profesional dhe 4,890 në arsimin parashkollor dhe në konvikte.

Rama e cilësoi këtë rritje si një tregues të rritjes së ekonomisë dhe të aftësisë rishpërndarëse të shtetit. Ai u shpreh se kjo është një mbështetje për mësuesit, edukatorët, psikologët, punonjësit socialë dhe të gjithë punonjësit e sistemit arsimor, duke theksuar se çdo mundësi e re do të shfrytëzohet për rritjen e mirëqenies së tyre.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033