Bllokohet 1 ton mjaltë në Kapshticë, mungonte dokumentacioni për sigurinë ushqimore

Dega e Doganës në Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë, pasi sasia e importuar nuk ishte e pajisur me dokumentacionin përkatës që vërteton sigurinë ushqimore të produktit.

Sipas njoftimit zyrtar, malli i destinuar për import dhe tregtim në vend është vendosur në magazinën doganore deri në përfundimin e analizave dhe procedurave ligjore të parashikuara.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka theksuar se siguria ushqimore mbetet prioritet, ndërsa mbrojtja e konsumatorit dhe garantimi i standardeve në import konsiderohen objektiva parësore, në kuadër edhe të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033