Mungesë transparence nga QKF Lushnjë kujtes apo harresë .

Prej disa ditësh, QKF Lushnjë ka zhvilluar një aktivitet shahu me fëmijët e qytetit. Megjithatë, situata e përsëritur e mungesës së njoftimit ndaj mediave rajonale e lokale vazhdon të mbetet shqetësuese për tv Apollon.

Pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme për transparencë dhe bashkëpunim institucional, drejtuesit e QKF-së duket se vazhdojnë të organizojnë aktivitete pa informuar publikun përmes mediave, duke e kufizuar promovimin e këtyre eventeve vetëm brenda ambienteve të institucionit.

I kujtojmë drejtuesve të Bashkia Lushnjë dhe vetë QKF-së se kjo qendër financohet nga taksat e qytetarëve të Lushnjës dhe nuk është një institucion privat. Çdo aktivitet i zhvilluar aty duhet të ketë transparencë dhe promovim publik, pasi talentet që dalin nga kjo qendër janë vlerë për gjithë qytetin.

Mungesa e njoftimit për aktivitete të tilla, si kampionatet e shahut me fëmijët, ngre pikëpyetje mbi transparencën institucionale. Shmangia e mediave nuk i shërben as fëmijëve, as komunitetit dhe as vetë institucionit.

Tashmë mbetet në dorën e institucioneve përkatëse – QKF dhe Bashkisë – të sqarojnë arsyet e mosnjoftimit të mediave për këtë aktivitet: a bëhet fjalë për neglizhencë, mungesë organizimi apo qëndrime të tjera jo transparente?

“Kujtese “ pa njoftim ?

“Përfundoi Kampionati i 17-të i Shahut,Vajza&Djem,me nxënësit e shkollave 9-të vjeçare organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve,Zyra Vendore Arsimit Parauniversitar,

mbeshtetur nga Bashkia Lushnjë! Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 90 nxënës nga 13 shkolla të Bashkisë Lushnjë.”?

Qytetarët meritojnë informacion dhe respekt për çdo aktivitet që zhvillohet me fondet e tyre.””

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033