Reni Ashiku, i konsideruar si një nga njerëzit e besuar të ish-ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve për abuzimin me fondet e IPARD.
Ashiku është administrator i kompanisë Converse Management Consulting (CMC). Hetimet po fokusohen te menaxhimi dhe shpërndarja e fondeve të programit IPARD, një skemë mbështetëse e Bashkimit Europian për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale.
Në këtë çështje është kallëzuar edhe ish-ministrja Frida Krifca.
Deri në këtë fazë, nuk janë bërë publike detaje të plota mbi rolin konkret të personave të përfshirë, ndërsa hetimet vijojnë.