Ndahet nga jeta aktori Zhani Ziçishti, arti shqiptar humbet një figurë të spikatur

Zhani Ziçishti, aktor i teatrit dhe kinematografisë shqiptare, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare. Miq, kolegë dhe dashamirës e kujtojnë si një artist që punoi me dinjitet si në skenën teatrale, ashtu edhe në ekranin e madh.

Sipas kolegëve, ai ishte një aktor me botë të pasur shpirtërore, me talent dhe plastikë të veçantë, që i mundësoi të realizonte role të spikatura në teatër dhe film. Edhe në rolet dytësore, ai krijoi figura që mbetën gjatë në kujtesën e publikut.

Një prej bashkëpunëtorëve të tij theksoi se Ziçishti shquhej për interpretim të thjeshtë dhe natyral, duke e cilësuar humbjen e tij si një goditje për teatrin e Korçës dhe artin shqiptar në tërësi.

Edhe kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, e cilësoi atë pjesë të një plejade të shquar artistësh korçarë që kanë kontribuar në artin skenik dhe në filmin shqiptar.

Nderimet për aktorin u zhvilluan në Teatrin “Andon Zako Çajupi”, ku Ziçishti realizoi dhjetëra role të duartrokitura nga publiku ndër vite.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033