Një aksident i rëndë është shënuar në Tropojë mbrëmjen e kësaj të hëne, 23 shkurt, me pasojë vdekjen e një personi.

Policia bën me dije se një automjet ka dalë nga aksi rrugor “Bajram Curri – Qafë Morinë” dhe, për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi 34-vjeçar. Në gjendje të rëndë është dërguar në spital pasagjeri R.D., 38 vjeç. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.

“Rreth orës 19:30, në aksin rrugor ‘Bajram Curri – Qafë Morinë’, në vendin e quajtur Kasaj, automjeti me drejtues shtetasin I.K., 34 vjeç, banues në Tropojë, i cili udhëtonte së bashku me shtetasin R.D., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe, për pasojë, ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit, ndërsa pasagjeri po merr asistencë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033