Juglindja prej ditësh e izoluar! Shembet edhe rruga provizore, Edi Rama shkon me helikopter në Korçë

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ditën e sotme drejt juglindjes. Pas problemeve që prej ditësh aksi Librazhd-Pogradec është duke u përballur, kreu i qeverisë ka vendosur që të shkojë me helikopter.

Burime bëjnë me dije se duke qenë se ky segment ka pësuar rënie, kryeministri Rama, i cili duhet të jetë i pranishëm në inaugurimin e Polit të Dijes, është dashur që të përdorë transportin ajror.

Sipas të njëjtave burime mësohet se Policia e Korçës është lajmëruar se kreu i qeverisë do të zbresë me helikopter në qytetin e Korçës në orën 11:00.

Sakaq theksojmë se rruga e bllokuar në zonën Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, vijon të jetë e bllokuar. Po ashtu, edhe segmenti i dytë, i cili do të hapej mesditën e sotme, ka pësuar probleme.

Mësohet se ky segment ka pësuar një fundosje dhe rrëshqitje të një sipërfaqeje të madhe toke.

Duke dëmtuar kështu punën e kryer ditët e fundit dhe në këtë mënyrë e ka bërë të pakalueshëm këtë segment, po ashtu janë larguar makinat e firmës pasi ekziston frika e fundosjes së mëtejshme, si edhe është ndaluar qarkullimi i këmbësorëve.

Kujtojmë se e vetmja rrugë lidhëse tashmë me juglindjen është aksi Maliq-Gramsh, por edhe në atë aks ka pasur trafik kolosal për shkak të fluksit tepër të lartë të automjeteve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033