25 të rinj nga bota mbjellin 3000 fidanë në Vjosë për mbrojtjen e lumit të egër

Një grup prej 25 të rinjsh nga vende të ndryshme të botës kanë zgjedhur Shqipërinë për një mision mjedisor: mbrojtjen dhe rigjenerimin e ekosistemit të lumit Vjosa.

Të angazhuar për ruajtjen e biodiversitetit dhe natyrës së paprekur të lumit, ata kanë mbjellë rreth 3000 fidanë të llojeve të ndryshme pemësh në zonat përreth brigjeve të Vjosës.

Sipas organizatorëve, fidanët janë mbrojtur me rrjeta për të shmangur dëmtimin nga kafshët shtëpiake, ndërsa synimi është pyllëzimi gradual i zonës, e cila ka pësuar dëme nga zjarret e qëllimshme dhe prerjet ilegale.

Pietro, një prej vullnetarëve nga Italia, thekson se janë zhvilluar edhe dëgjesa publike për të përfshirë komunitetin vendas, megjithëse pjesëmarrja ka qenë e ulët. Mesazhi i tij përmblidhet në dy fjalë: “Lumi i lirë.”

Vjosa, e konsideruar si lumi i fundit i egër në Evropë, po kthehet kështu në një simbol solidariteti ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033