Dyshohet për përdhunim në Kypseli, në kërkim 64-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë është raportuar në zonën e Kypselit, ku një 25-vjeçare me aftësi të kufizuara dyshohet se është sulmuar seksualisht brenda banesës së familjes së saj.

Sipas autoriteteve greke, i dyshuari është një 64-vjeçar shqiptar, i cili aktualisht është në kërkim.

Denoncimi është bërë nga nëna e vajzës, e cila ka deklaruar se u kthye në shtëpi dhe e gjeti burrin mbi të bijën. Ajo ka ndërhyrë menjëherë, duke e goditur me një tigan për ta larguar.

Pamje nga kamerat e sigurisë, të transmetuara nga mediat greke, tregojnë 64-vjeçarin duke hyrë në apartament me çelësa dhe më pas përplasjen fizike me nënën, e cila pretendon se është dhunuar ndërsa përpiqej të njoftonte policinë.

Ekspertiza mjeko-ligjore, sipas raportimeve, nuk ka konstatuar shenja të dukshme keqtrajtimi, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033