Në kërkim nga SPAK, por fiton tenderin 2.5 miliardë lekë te KLGJ

Biznesmeni Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, ka fituar në Apelin Administrativ të drejtën për të vijuar procedurën e një tenderi me vlerë mbi 2.5 miliardë lekë të vjetra pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Vendimi është marrë në janar 2026 nga trupa gjykuese e përbërë nga Sokol Ibi, Gentian Hamiti dhe Eriol Roshi, të cilët rrëzuan kërkesën për pezullim të procedurës së paraqitur nga kompanitë rivale “ABS” dhe “Datalog”.

Tenderi, i shpallur në shtator 2025, kishte një fond limit prej mbi 3.3 miliardë lekësh të vjetra dhe synon ndërtimin e një sistemi të integruar informatik të quajtur “Enterprise Service Bus” (ESB), që do të lidhë dhe unifikojë sistemet digjitale të KLGJ-së.

Oferta fituese prej 2.532 miliardë lekësh të vjetra u paraqit nga bashkimi i operatorëve “Soft&Solution” dhe “Horizon”, kompani të lidhura me Ermal Beqirin.

Ankesat e kompanive konkurruese u rrëzuan fillimisht nga Komisioni i Prokurimeve Publike dhe më pas nga Apeli Administrativ, duke hapur rrugën për vijimin e kontratës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033